Moti për ditët në vazhdim

Kosova

Moti për ditët në vazhdim

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 20:30
Ilustrim

9.06 - Shumë ngrohtë, vransira dhe diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
10.06 - Shumë ngrohtë, diell dhe vransira. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
11.06 - Ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
12.06 - Ngrohtë, me diell, e gjatë ditës pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri 13C, e maksimalet nga 25C deri 27C, e deri të premten do të pësojnë një rënie të lehtë në 23C.
Era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet pak nën vlera normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat