Nëntë anëtarë të një familje në Vushtrri infektohen me koronavirus

Kosova

Nëntë anëtarë të një familje në Vushtrri infektohen me koronavirus

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 22:56
Foto

15 raste të reja me Covid-19 janë shënuar ditën e sotme në Vushtrri. Prej tyre, 9 janë anëtarë të një familje. Shtimi i numrit të madh të qytetarëve të infektuar ka nxitur reagimin e kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes.

Nëntë anëtarë të një familje në Vushtrri infektohen me koronavirus

“Është tepër vështirë me luftu me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga 1 i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste”, shkruan Tahiri në Facebook.

Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Ju lutemi, KUJDES!

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sonte i kemi 15 raste të reja. Prej tyre, 9 anëtarë të njëjtës familje, 1 qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerat janë raste kontakti.

Është tepër vështirë me luftu me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga 1 i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste.

Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat