Tahiri: 52 persona pritet të testohen sot në Vushtrri

Kosova

Tahiri: 52 persona pritet të testohen sot në Vushtrri

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se sot do të testohen 52 persona të cilët dyshohet se janë të prekur me coronavirus.

Sipas tij, në qytetin e Vushtrrisë të hënën kanë rezultuar 15 raste me të infektuar, të cilët siç tha Tahiri janë raste kontakti.

Tahiri tha se nga 15 rastet e të infektuarve, 9 persona janë nga një familje të cilët për momentin janë në vetë izolim.

“15 raste dje rezultuan pozitive komunën tonë. Të gjitha raste kontakti. Një punëtor i Postës së Kosovës, e ka marr virusin në vendin e punës në Prishtinë. Nga 15 raste 9 janë anëtar të një familje. 52 teste të reja. Dhe sot mund të kemi një numër dy shifror të infektuar, dhe në ditët në vijim mund të kemi ulje të rasteve. Të infektuarit janë në vet izolim, të mbikëqyrur nga Instituti dhe Policia”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu tregoi se në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar dy raste me virusin COVID-19.

“Kemi dy raste që po trajtohen në Klinikën Infektive, ndërsa presim testimin e njërit prej tyre nëse është shëruar. Sot presim edhe shtatë persona në Vushtrri që të ri-testohen…”, theksoi ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Tahiri tha se në çdo institucion publik respektohen masat mbrojtëse, ndërsa gastronomia nuk po i respekton.

“Në asnjë institucion publik nuk ofrohet shërbim pa maska. Kemi një problem tek gastronomia pasi nuk po respektohen masat. Dhe do të marrim masa që edhe në këtë fushë të respektohen”, ka thënë ndër të tjera, Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat