Kryetari i Vushtrrisë tregon arsyen pse nuk po ndalen rastet e reja me koronavirus në këtë qytet

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë tregon arsyen pse nuk po ndalen rastet e reja me koronavirus në këtë qytet

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 10:32
Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se rastet e reja me koronavirus në këtë komunë janë infektuar si pasojë e ndejave familjare.

Tahiri ka deklaruar se kjo po e bën më të vështirë ndaljen, sepse personat e infektuar janë endur mes vete dhe e kanë përhapur virusin.

“Nga 15 rastet e konfirumuara mbrëmë, 9 janë anëtarë të një familje. Kjo ka bërë që në Vushtrri të rritet ky numër sepse brenda familjeve ka pasur numër shumë të madh. Në një familje më herët kanë qenë 30, një tjetër familje 20, mbrëmë kishim 9 raste brenda një familje. Pra, të gjitha janë raste kontakti dhe janë raste të ndërlidhura familjare me njëra-tjetrën. Kjo po e bën më të vështirë ‘ndaljen’, po ashtu e ka bërë numrin shumë të madh sepse ndoshta pa e ditur janë endur mes vete dhe kanë bërë ndeja familjare”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar se sot do të testohen 52 persona dhe se rezultatet pritet të publikohen në mbrëmje.

“Sot përmbyllet cikli i këtyre kontaktve familjare, do të kemi 52 testime sot, rezultatet i presim në mbrëmje”, ka deklaruar Tahiri.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 29 raste të reja me koronavirus ku prej tyre 15 ishin nga Komuna e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat