Jashari përuron objektin e ri të shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, në Qirez

Kosova

Jashari përuron objektin e ri të shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, në Qirez

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 13:25
Foto

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorin e arsimit, Bekim Latifi, kanë bërë përurimin e objektit të ri të shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” në fshatin Qirez.

Jashari uroi nxënësit dhe arsimtarët për shkollën e re duke kërkuar nga ta përkushtim në ruajtjen e hapësirave shkollore si dhe përkushtim edhe më të madh në procesin e edukimit të mirëfilltë të gjeneratave të reja.

“Ne do të bëjmë përpjekje që në këtë shkollë të investojmë rregullisht por nga ju kërkojmë që të kujdeseni për këto hapësira, e po ashtu të mësoni shumë, pasi që ju jeni e ardhmja e vendit jo vetëm e komunës, ne presim shumë nga ju ngase jeni perspektiva jonë, uroj që të keni sa më shumë suksese”, tha Jashari.

Drejtori i kësaj shkolle, Avdi Jakupi, duke treguar për vështirësitë që kanë pasur nxënësit në shkollën e vjetër, falënderoj kryetarin Jashari për bashkëpunimin e treguar për realizimin e këtij projekti.

“Në emër të gjithë stafit falënderoj kryetarin Jashari si dhe drejtorin Latifi, kjo shkollë neve na mundëson që të arrijmë mësim edhe më cilësor, sepse deri më tani kemi pasur shumë probleme. Tani kemi hapësirë të mjaftueshme, kemi kabinetin e informatikës, të kimisë, sallën e sportit, bibliotekën e hapësira tjera të shfrytëzueshme nga nxënësit dhe stafi”, u shpreh Jakupi.

Ata që ju gëzuan më së shumti ndërtimit të kësaj shkolle janë nxënësit të cilët tash e tutje do të vijojnë mësimet në objektin e ri, i cili tashmë i plotëson të gjitha kërkesat dhe nevojat që ata kanë.

I gjithë ky projekt i ndërtimit të shkollës ka kushtuar rreth 800 mijë euro dhe është bashkëfinancim mes Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat