Çka pritet të ndodh sot në vendin tonë

Kosova

Çka pritet të ndodh sot në vendin tonë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 07:10
Ilustrim

Ngjarjet kryesore të ditës.

Drejtori AKI-së, Kreshnik Gashi raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë gjatë periudhës së pandemisë dhe situata aktuale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 09:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mban mbledhje të Kryesisë Qendrore të PDK-së në kryeqytetin historik të Kosovës. Lideri i PDK-së po ashtu ka ftuar konferencë për media duke mbajtur adresim nga Prizreni. Sipas agjendës zyrtare për media, Veseli do të vizitojë edhe ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe do të vizitoj ndërtesën e muzeut të burgut të luftës së vitit 1945. (Prizren, ora 10:00)

Komuna e Prizrenit mban aktivitete të limituara në kuadër të festave të qershorit, përkatësisht përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit Homazhe tek shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Agjenda e aktiviteteve do të jetë kështu: Homazhe tek shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Prizren, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme. (Gjimnazi Natyror, Gjilan, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2019; Raportin Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2019 si dhe cakton grupin punues për hartimin e buxhetit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 201. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Artmotion mban konferencë për medie me rastin e arritjes së marrëveshjes me shtëpinë e futbollit evropian UEFA për transmetimin e tri ligave më të forta evropiane: UEFA Champions League, Europe League dhe Conference League për periudhën 2021 – 2024. (Objekti i Klan Kosovës, ora 11:00)

Hapet e ekspozita “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”, për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 18:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat