Haradinaj: Themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren

Kosova

Haradinaj: Themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:49
Ramush Haradinaj

Në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.

Në qytetin historik, Haradinaj tha se themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren nga veprimtarët e atëhershëm.

Haradinaj: Themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren

“Themelet e Shqipërisë së re po e quaj dhe asaj kush do të jenë shqiptarët janë vënë këtu ku jemi sot, më 1878. Udhëheqësit shqiptar të të gjitha trevave janë bashkuar këtu sot e përmot. Edhe ne vijmë që të nderojmë atë porosi të bashkimit të shqiptarëve të mbrojtjes së drejtës dhe interesit të shqiptarëve”, tha ai.

Në këtë përvjetor të 142 homazhe tek ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit bëri edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat