Eliminohen 125 deponi ilegale në Vushtrri

Kosova

Eliminohen 125 deponi ilegale në Vushtrri

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:44
Ilustrim

Në Komunën e Vushtrrisë janë eliminuar 125 deponi ilegale dhe sot kanë mbetur vetëm 11 prej tyre.

Kështu u bë e ditur nga një postim i kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili tha se në Vushtrri në vitin 2017, kishte afër 100 deponi ilegale, tani kanë mbetur 3 të mëdha, 4 të vogla dhe 4 të mesme, sipas raportit të GIZ.

” Deri te ky përparim i madh ka ardh si rezultat i punës së madhe bashkë me donatorë e duke ofruar shërbim në secilën shtëpi e lagje të Vushtrrisë nga kompania e shkëlqyeshme KRM “Uniteti” -Vushtrria e pastër”, ka shkruar Tahiri në Facebook..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat