​Valdete Derrallës i ndërpritet fjalimi nën brohoritjet ‘Albin Kurti’ në Prizren

Kosova

​Valdete Derrallës i ndërpritet fjalimi nën brohoritjet ‘Albin Kurti’ në Prizren

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 21:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, dy vjet më parë po në Prizren, Valdete Derrallës ia kishte ndërprerë fjalën duke kapur për duar.

E pasardhësja e gjeneral Derrallës, e cila ishte inatosur keq me Ramush Haradinajn ka marrë fjalën edhe gjatë një debati të ish-ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca dhe Mrika Limani Myrtaj për rëndësinë e Lidhjes së Prizrenit.

Valdete Derralla, pasardhësja e gjeneralit Mehmet Derralla, ministrit të Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, ka dalë serish në qendër të vëmendjes pasi dy vjet më parë asaj ia ndërpreu fjalën ish-kryeministri Haradinaj.

Ajo gjatë një debati të ish-ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca dhe Mrika Limani Myrtaj për rëndësinë e Lidhjes së Prizrenit, mbajti një fjalim të gjatë për Lidhjen e Prizrenit. Ndërsa pritej që Deralla të bënte pyetje, organizatorët kërkuan prej saj që të ndalë fjalimin, por ajo insistoi që të vazhdojë tutje.

Kjo bëri që të pranishmit të kërkojnë që ajo të ndalojë fjalimin dhe të brohoritin emrin e Albin Kurtit, pas së cilës Derralla ‘u dorëzua’ duke i dhënë mikrofonin kreut të Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat