​Malisheva mbetet e qetë nga Covid-19

Kosova

​Malisheva mbetet e qetë nga Covid-19

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 21:27
Ilustrim

Ndonëse ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja me COVID-19 në nivel vendi, Malisheva vazhdon të mbetet me vetëm një rast aktiv dhe të gjitha mostrat e ditëve të fundit kanë rezultuar negative.

Hapja e shkollave dhe çerdhes publike, fillimi i ushtrimeve të klube apo shkollave tjera sportive, rritë rrezikun e përhapjes së virusit, prandaj iu bëhet thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos nxënësve të klasave të nënta dhe maturantëve të bëjnë kujdes maksimal dhe t’i zbatojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Mbajeni distancën sociale, apo nëse nuk mundësi ta bëni këtë, përdorni maska, përdorni dezinfektues dhe mbajeni higjienën në nivelin më të lartë të mundshëm, duke i pastruar duart në çdo mundësi që keni gjatë ditës, si dhe në maksimum ti shmangni grumbullimet e njerëzve, pasi kjo vazhdon të mbetet arma e vetme e luftimit të virusit korona”, ka thënë sot, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha.

Malisheva ka 77 raste me koronavirus, prej tyre 75 të shëruar, një rast aktiv dhe një rast me fatalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat