​Apostolova: BE vazhdon mbështetjen e Kosovën në përmirësimin e arsimit

Kosova

​Apostolova: BE vazhdon mbështetjen e Kosovën në përmirësimin e arsimit

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 15:30
Ramë Likaj

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj zhvilloi takim virtual me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit.

MAShT thotë se duke pasur parasysh situatën me pandeminë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, takimi i parë mes tyre u zhvillua në distancë.

Ambasadorja Apostolova e uroi ministrin Likaj për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit.

Ministri Likaj e falënderoi ambasadoren Apostolova për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe për arsimin në veçanti, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme në realizimin e programit qeveritar për arsim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat