Apostolova: BE-ja përkrah Kosovën në fuqizimin e sistemit të drejtësisë

Kosova

Apostolova: BE-ja përkrah Kosovën në fuqizimin e sistemit të drejtësisë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:56
Pamje nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka pritur në takim njoftues, Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Gjatë takimit, ministri Selimi fillimisht njoftoi ambasadoren Apostolova me zhvillime të rëndësishme legjislative lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane.

Ministri Selimi tha se Bashkimi Evropian ka qenë përkrahës i madh i avancimin të agjendës evropiane dhe fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndër tjerash, ministri Selimi, shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të avancuar reformën legjislative dhe institucionale dhe për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së që synon forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë njëherësh përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova uroi ministrin Selimi për përgjegjësinë e re për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, ndërsa tha se BE-ja do të mbetet e përkushtuar për të përkrahur Kosovën për fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat