​Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Klinë të Epërme

Kosova

​Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Klinë të Epërme

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 19:47
Pamje nga punimet

Nga fillimi i kësaj jave po vazhdon asfaltimi i segmenteve të rrugëve në bashkësinë lokale të Klinës së Epërme.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka bërë të ditur se sot ka vazhduar asfaltimi në Klinë të Epërme, në lagjen “Bajraktari”, ndërsa në ditët në vijim do të asfaltohen segmentet rrugore në fshatrat tjera të kësaj bashkësie lokale, si në Kuçicë, Tërnac etj.

“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në çdo fshat e lagje do të vazhdojë pandërprerë dhe konform nevojave të qytetarëve të komunës sonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat