Tri qytete të Kosovës shënojnë “Ditën e Çlirimit” - Bota Sot
Tri qytete të Kosovës shënojnë “Ditën e Çlirimit”

Kosova

Tri qytete të Kosovës shënojnë “Ditën e Çlirimit”

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:49
Ilustrim

Gjakova, Rahoveci dhe Obiliqi, sot do të shënojnë Ditën e Çlirimit.

Me këtë rast në këto tri komuna do të ketë një varg aktivitetesh.

Kjo është agjenda e aktiviteteve në këto komuna:

Me rastin e shënimit të Festës së “14 Qershorit” Ditës së Çlirimit të Rahovecit, Komuna e Rahovecit organizon homazhe në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve, merr pjesë kryetari i Rahovecit Smajl Latifi. (Në të gjitha vendrëniet në Komunën e Rahovecit, ora 09:00)

Kjo është agjenda:

11:00-Kuvendi komunal i Rahovecit mban seancë solemne

14:00-Vendoses pllaka në shtëpitë bazë të UÇK –së, (Rahovec dhe fshati Fortesë).

16:00-Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin art në natyrë. (Parku i qytetit, Rahovec)

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Gjakovës, kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë do të bëjë homazhe tek:

1. Lapidari “Shokët e Lirisë” në qendër të qytetit;

2. Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve pranë varrezave të qytetit;

3. Varrezat e Martireve në Meje;

4. Kompleksi i Martirëve në Çabrat dhe

5. Shtatorja e Heroit Agron Rama

Homazhet fillojnë nga ora 10:00 dhe vazhdojnë sipas renditjes në agjendën më lart.

Në kuadër të 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Obiliqit, do të bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit. (Në hapësirën përballë Shtëpisë së Kulturës "Xhavit Haziri", Obiliq, ora 12:45)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat