Në Obiliq, u bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit

Kosova

Në Obiliq, u bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 17:48
Xhafer Gashi

Në kuadër të Ditës së Çlirimit të Obiliqit, sot, u bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit, projekt ky shumë i mirëpritur nga qytetarët e Obiliqit! Vlera e këtij projekti është 272 mijë euro dhe plani dinamik është 120 ditë pune.

Në këtë ceremoni të vënies së gurthemelit të Bibliotekës së Qytetit , Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi është shprehur se: “Vënia e këtij gurthemeli, shënon edhe një hap të rëndesishëm në ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët, studentët, të rinjët e të rejat, drejt rrugëtimit të tyre të dijes dhe diturisë, objekti i kësaj biblioteke do ofroj mundësi të gjitha grupmoshave që të kenë hapësirën e duhur për të kaluar kohën e lirë nëpërmjet leximit, të krijojnë ide të reja dhe të bëjnë kërkime shkencore! “

Ndër tjerash Kryetari Gashi ka theksuar se: “Biblioteka është themeli i një shteti të shëndetshëm, andaj jam jashtëzakonisht i lumtur që në Obiliq po jetësohet një projekt i tillë, i cili tregon qartë vazhdimësinë e përkushtimit të qeverisjes sime në fushën e arsimit dhe përkrahjes së të rinjve.“ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat