Ministri i Shëndetësisë del në shesh: Dhuron gjak bashkë me miqtë e tij

Kosova

Ministri i Shëndetësisë del në shesh: Dhuron gjak bashkë me miqtë e tij

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 18:23
Pamje nga aksioni

14 Qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e Dhurimit Vullnetare të Gjakut, ndërsa për të dhuruar gjak ka dalur edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zema.

Kjo u bë e ditur në faqën e Facebook’ut të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, ku shihet Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke dhuruar gjak.

“Për nder të 14 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, me dhurim vullnetar të gjakut na nderoi edhe Ministri i Shëndetësisë, Zotëri Armend Zemaj, bashkë me miqtë e tij.

I falenderojmë për përkrahje”, shkruhet në postim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat