​Skenderaj dhe Up to Youth me marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e të rinjve

Kosova

​Skenderaj dhe Up to Youth me marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e të rinjve

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 18:33
Nuredin Lushtaku dhe Abdyl Ymeri

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Abdyl Ymeri, kanë pritur sot në takim drejtorin e Programit “Up to Youth”, Daniel Cruz, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e Programit për Ngritjen e të rinjve në Skenderaj.

Në kuadër të këtij projekti do të realizohet një projekt pesëvjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili ka për qëllim përfshirjen e rinisë, duke i mobilizuar dhe angazhuar ata për të bërë ndryshime të caktuara.

Pjesë e këtij programi do të jenë të rinjtë e moshave 15-24 vjeçare, të cilët do të ndahen në dy grupe të moshave 15-18 dhe 18-24 vjeçare, duke zhvilluar aktivitete të caktuara për këto mosha.

Lushtaku u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur komuna deri më tani me organizatën USAID, duke treguar gatishmëri edhe për përkrahje të mëtutjeshme nga komuna për realizimin e këtyre projekteve.

“Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me ju, për të mirën e të rinjve të Skenderajt, të cilët për shkak të historisë së luftës se fundit në Kosovë, jam i vetëdijshëm se e kanë me së të nevojshme përfshirjen e tyre në trajnime të ndryshme”, tha nënkryetari Lushtaku.

Nga ana tjetër drejtori i Programit “Up to Youth”, Daniel Cruz deklaroi se qëllimet kryesore të këtij memorandum bashkëpunimi janë mobilizimi i rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive, zhvillimi dhe demonstrimi i shkathtësive të buta/jetësore për rininë, zhvillimi, ndërtimi dhe mbështetja e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi ku rinia mund të përfshihet.

Pjesë e realizimit të këtij projekti do të jetë edhe Qendra Rinore e komunës së Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat