Rikthehet coronavirusi në Kaçanik, konfirmohet një rast i ri

Kosova

Rikthehet coronavirusi në Kaçanik, konfirmohet një rast i ri

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Në Komunën e Kaçanikut është rikthyer coronavirusi gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Dr.Sinan Zeneli përmes një shënimi në Facebook.

Zeneli ka thënë se kontatet e rastit në fjalë tashmë janë izoluar por ai ka porositur qytetarët që të kenë kujdes.

“Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut, sapo kemi marrë informacionin zyrtar se e kemi 1 rast të konfirmuar me Covid-19 pozitiv!Të gjithë ata, që kanë pasë kontakt me rastin në fjalë tashmë janë vetëizoluar!
Ne duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ,sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar përhapjen e Covid-19 !

KUJDES,RREZIKU ENDE NUK KA KALUAR!”, ka shkruar drejtori Sinan Zeneli.

Kujtojmë në Kaçanik deri më tani kanë qenë 7 raste me coronavirus që për fat të mirë të gjitha janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat