Mot me shi sot dhe nesër

Kosova

Mot me shi sot dhe nesër

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 06:29
Ilustrim

Ditëve në vijim mbi vendi tonë do të shtrihen fushave të presionit të ulët dhe masa më të freskëta ajrore të ardhura nga Atlantiku. Do të vazhdoj të mbajë mot jostabil, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, derisa orëve të pasdites dhe mbrëmjeve priten zhvillime edhe të shtrëngatave me shi. Reshjet vende-vende mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.
Në aspektin termik temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

16.06.2020 - Kryesisht me vransira. Në mëngjes me reshje lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 24C, e në vise malore 8C deri 14C. Do të fry erëj mesatare nga veriperëndimi dhe veriu 3-6m/s. Indeksi UV: 7.
17.06.2020 - Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 23C, e vise malore 9C deri 14C. Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 4-10m/s. Indeksi UV: 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat