Inspektohen gastronomitë në Drenas

Kosova

Inspektohen gastronomitë në Drenas

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:10
Foto Ilustrim

Komuna e Drenasit ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë e Kosovës kanë bërë inspektimin e gastronomisë në këtë komunë. Sipas tyre, gjatë kontrollit punëtorët që punojnë në gastronomi u është kërkuar respektimi i të gjitha masave mbrojtëse, maska dhe distanca e duhur brenda lokaleve si masë preventive për luftimin e COVID-19.

Siç kanë thënë në njoftim, pas hapjes së gastronomive me rëndësi të veçantë është mbikëqyrë zbatimi i masave mbrojtëse dhe respektimi i distancës sociale brenda tyre.

Postimi i plotë:

Inspektohen gastronomitë në Drenas

Drejtoria e Inspekcionit, është duke vazhduar në monitorimin e situatës së pandemisë, duke mbajtur nën kontrollë zbatimin e plotë të rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP), në të gjitha subjektet aktive në territorin e Drenasit, Institucionet publike dhe kompanitë private.

Pas hapjes së gastronomive me rëndësi të veçantë është mbikëqyrë zbatimi i masave mbrojtëse dhe respektimi i distancës sociale brenda tyre.

Në vazhdim është organizuar aksion i përbashkët me Policinë e Kosovës-Njësiti në Drenas, në kontrollë të këtyre subjekteve, ku nga punëtorët që punojnë në gastronomi, është kërkuar respektimi i të gjitha masave mbrojtëse (maska) dhe distanca e duhur brenda lokaleve si masë preventive për luftimin e COVID-19.

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar dhe rëndimin e situatës gjatë këtyre ditëve, lusim qytetarët e Komunës së Drenasit, që t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit dhe subjekteve tona të ju mundësohet zbatimi i plotë i këtyre masave.

Gjithashtu në rast se hasin në ndonjë parregullsi e cila bie në kundërshtim me rekomandimet e IKSHP-së, të lajmërojnë Drejtorinë e Inspekcionit në numrat e telefonit:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat