Kryetari i infektuar i Kamenicës: Qytetarët duhet të mësohen të bashkëjetojnë me coronavirusin

Kosova

Kryetari i infektuar i Kamenicës: Qytetarët duhet të mësohen të bashkëjetojnë me coronavirusin

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 23:15
Qëndron Kastrati

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ka rezultuar i infektuar me coronavirus.

Kastrati në RTV Dukagjini thotë se po të mos ishte testuar vështirë se do ta dinte se është i prekur me coronavirus.

Ai ka treguar se vetëm pasi e ka parë se një koleg nga Prishtina ka rezultuar pozitiv me COVID-19 është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

Kastrati thotë se për momentin është i vetmi person i prekur me COVID-19 nga Komuna e Kamenicës.

Ai thotë se megjithatë vështirë të mendohet rikthimi i masave të mëhershme.

“Humbja e vendeve masive të punës do të ishte një krizë edhe më e madhe për shoqërinë tonë. Duhet t’i ftojmë qytetarët se duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin. Duhet të mbajmë maskat, distancën dhe të bëjmë pastrimin e duarve sa më shpesh”.

Kastrati thotë se ndjehet pak më i lehtësuar pasi me familjen që jeton asnjë pjesëtarë nuk ka sëmundje kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat