Kapet në flagrancë duke djegur mbeturina, drenicasi dënohet me 100 euro - Bota Sot
Kapet në flagrancë duke djegur mbeturina, drenicasi dënohet me 100 euro

Kosova

Kapet në flagrancë duke djegur mbeturina, drenicasi dënohet me 100 euro

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 19:46
Gjoba

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook ka treguar se një ndotës është gjobitur me 100 euro për shkak se ka ndotur ambientin.

Ky është postimi i tij:

Gjoba për ndotësit e mjedisit deri në vetëdijësim

Pasi është zënë në flagrancë nga Inspektorati Komunal duke djegur mbeturina, sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore, ndotësi i caktuar është gjobitur me 100 euro.

Mjedisi është i përbashkët dhe ndaj tij duhet të kemi kujdes të veçantë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat