Pezullohen aktivitetet për Ditën e Çlirimit të Podujevës  

Kosova

Pezullohen aktivitetet për Ditën e Çlirimit të Podujevës  

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:42
Foto Ilustrim

Janë pezulluar të gjitha aktivitetet e parapara nga komuna e Podujevës në Ditën e Çlirimit të Podujevës. Kjo ka ardhur pas situatës së krijuar së fundmi në vend, nga pandemia Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune , Nexhmi Rudari.

Njoftimi i plotë i Rudari:

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, kam pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për nder të 19 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Podujevës.

I vetmi aktivitet me të cilin Komuna e Podujevës do ta shënojë Ditën e Çlirimit do të jetë organizimi i homazheve pranë shtatoreve të dëshmorëve llapjanë, të premten prej orës 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat