​ANP “Adem Jashari”: Nisja e fluturimeve nuk varet nga ne, por nga Qeveria

Kosova

​ANP “Adem Jashari”: Nisja e fluturimeve nuk varet nga ne, por nga Qeveria

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 22:43
Foto

Aeroporti i Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës që vendos për datën e lejimit të fluturimeve, dhe si e tillë, pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve duhet të adresohen atje.

ANP “Adem Jashari” po ashtu njofton se i gatshëm të procesojë të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Njoftimi i plotë:

Sqarim për udhëtarët,

Duke pasur parasysh që po pranojmë kërkesa të panumërta, për datën e operimit të plotë të fluturimeve, mirësisht ju njoftojmë se:

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Më tej, ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Njëherit, falenderojmë mediat që vazhdimisht kanë dhënë njoftimet e sakta sa i përket kësaj çështje!

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat