1086 raste aktive me Covid-19, mbingarkohet Klinika Infektive në QKUK

Kosova

1086 raste aktive me Covid-19, mbingarkohet Klinika Infektive në QKUK

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 21:20
Ilustrim

Koronavirusi mori edhe një jetë sot në Kosovë.  Personi i cili ndërroi jetë është një 53 vjeçar nga Rahoveci.

Ai nga dita e premte ishte duke u trajtuar në mjekimin intensiv. Ky është personi i 36 që vdiq nga Covid-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Krahas kësaj shifre, edhe  numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim në Klinikën Infektive është rritur dukshëm, Klan Kosova.

Madje Klinika Infektive sipas drejtueses Lindita Ajazaj ka filluar të mbingarkohet, dhe është rritur fluksi i personave të cilët po kërkojnë ndihmë tek ambulanca për koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat