Tahiri: Sot në Vushtrri 20 të shëruar, 4 raste të reja dhe 1 i vdekur nga COVID-19

Kosova

Tahiri: Sot në Vushtrri 20 të shëruar, 4 raste të reja dhe 1 i vdekur nga COVID-19

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 23:50
Xhafer Tahiri

Katër raste të reja me Covid-19 sonte janë paraqitur në Komunën e Vushtrrisë.

Kryetari Xhafer Tahiri thotë se pos këtyre rasteve edhe 20 pacientë të tjerë janë shëruar në këtë komunë.

“Kemi pasur edhe një rast vdekje që bëhet bashkëqytetari ynë i katërt që humb jetën nga infeksioni i COVID-19”, tha ai për Rtv Dukagjini.

Tahiri thotë se janë edhe një numër i madh i qytetarëve të Vushtrrisë në pritje për t’u ritestuar pasi sipas tij e kanë kaluar kohën që nevojitet për shërim nga coronavirusi.

I pari i Vushtrrisë thotë se në këtë komunë janë rreth 150 raste aktive dhe mbi 160 të shëruar nga coronavirusi.

Tahiri thotë se ka filluar fushata për shpërndarjen e 10 mijë maskave falas për qytetarët e Vushtrrisë për ta përballuar coronavirusin sa më lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat