Vushtrriasi thyen rregullat, i infektuar me koronavirus del në qytet

Kosova

Vushtrriasi thyen rregullat, i infektuar me koronavirus del në qytet

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:44

Komuna e Vushtrrisë edhe më tej vazhdon të ketë të infektuar me Covid-19, të cilëve edhe u është rekomanduar të qëndrojnë në vetizolim.
 

Por, njëjtë nuk ka vepruar një i infektuar, derisa ka dalë jashtë shtëpisë, njofton Policia e Kosovës.

“Njësiti policor ka shkuar në lokacionin e personit mashkull kosovar i cili është pozitiv me Covid -19 ku  i njëjti nuk është hasur në shtëpi sipas rekomandimeve por ka dalë në qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj te dyshuarit iniciohet rasti si më lart”, thuhet në raportin e PK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat