Lumi Llap mbulohet nga mbeturinat

Kosova

Lumi Llap mbulohet nga mbeturinat

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:14

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që lumi Llapi të vërshohet nga mbeturinat.

Shihen grumbuj të mëdhenj mbeturinash në ujë në fshatin Barilevë.

Reshjet e mëdha të shiut, që po vazhdojnë tash e disa ditë, kanë bërë që të ketë edhe vërshime të kulturave bujqësore në disa fshatra.

 

Postimi i plotë i Hysenit:

Lumit LLap e Llapit si trevë duhet ti kthejmë shkëlqimin që e meriton. Gati 20 vite presim për të filluar pastrimi i shtratit të lumit në paralagjet e qytetit (pjesa te Xhamia e Vjetër në Podujevë).

Ishte dhe është për keqardhje gjendja e shtratit të Lumit LLap, e tillë edhe në pjesët ku shtrihen lagje të tëra të banuara me shumë qytetarë.

Vështrimin që bëmë para dy javësh kur vizituam lagjen te Xhamia e vjetër e qytetit e që po e përcjell me disa foto e video, tregonin se lumi Llap vetëm lum nuk ishte, ishte shndërruar në një katastrofë ekologjike dhe krijohej përshtypja sikur tërë komuna nuk kishte as edhe nje njeri të vetëm që paguhet për tu shërbyer qytetarëve…

Pastrimi i kësaj pjesë të shtratit të lumit Llap i filluar këto ditë e që sigurisht përbën lajm të mirë duhet të vazhdoj përgjatë tërë shtratit të tij, ti kthehet bukuria lumit e jetës pranë tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat