57% e ujit të pijshëm në vitin 2019 ka humbur gjatë shpërndarjes

Kosova

57% e ujit të pijshëm në vitin 2019 ka humbur gjatë shpërndarjes

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 12:48
Ilustrim

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka miratuar Raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit për vitin 2019.

Drejtori i Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit, Raif Preteni, deklaroi se humbjet e ujit për vitin 2019 janë 57 për qind.

Sipas tij, këto humbje janë bërë si shkak i vjedhjeve dhe punës jo efikase të ujësjellësit.

Preteni potencoi se Prishtina për kubik paguan 0.44 cent, siç tha ai hynë shërbimet e ujit dhe kanalizimit.

“Shqetësim për rregullatorin është humbja e ujit, pasi ka keqpërdorim dhe vjedhje si dhe punë jo efikase. Gjitha shifrat janë të audituar. Humbjet e ujit për vitin 2019 janë 57%”.

“Ne lejojmë disa investime kapitale të vogla që mos me rrit tarifën. Duhet në mënyrë të koordinuar t’i shikoj projektet, nëse është e nevojshme ose jo. Prioritetet me i caktua aksionari e jo kush të do”.

“Kjo ndërtesë ka pasur shpallje publike, i plotëson kushtet. Për 12 muaj paguajmë 43 mijë euro kemi mundur ta ndërtojmë një objekt”.

“Për Prishtinën mesatarja 0.44 çmimi për kubik për dy shërbimet për ujë edhe kanalizim”, tha ai.

Deputeti nga AAK-ja, Gazmend Abrashi kërkoi të di pse ka kaq shumë humbje.

“Pse e kemi këtë situatë kështu, pse ka humbje kaq të madhe të ujit. sa është çmimi i kubikut të ujit”, pyeti ai.

Kryetari i Komisionit nga VV-ja, Hekuran Murati u interesua se përse paguhet kosto aq e lartë e qerasë si dhe pyeti edhe sa i përket sigurisë së ndërtesave, raporton EO.

“Kostoja e qirasë është e lartë pse është dhe a është e nevojshme për atë hapësirë pasi keni vetëm 21 punëtor”.

“Të siguria e ndërtesave ka pasur rritje cila është arsyeja”, pyeti ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat