Zjarrfikësit e Suharekës bëhen me zjarrfikëse të re, vlera e saj kap shifrën e afër 70 mijë eurove

Kosova

Zjarrfikësit e Suharekës bëhen me zjarrfikëse të re, vlera e saj kap shifrën e afër 70 mijë eurove

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Njësia e Zjarrfikësve në Suharekë ka pranuar një dhuratë sot nga Ambasada Japoneze në Republikën e Kosovës, e që është një kamionet që kap shifrën e 69.500 eurove.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.

Muharremaj ka  shkruar në Facebook, se ky donacion është bërë fal bashkëpunimit dhe performancës së mirë të komunës së Suharekës.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

69.500 euro është vlera e kamionetës që sot u dhurua nga Ambasada Japoneze në Republikën e Kosovës, për Njësinë e Zjarrëfikësve në Suharekë.

Ky donacion dhurohet fal bashkëpunimit dhe performancës së mirë të Komunës së Suharekës.

Ne jemi falendeues dhe mirënjohjes për kontributin e Ambasadës Japoneze dhe Popullit Japonez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat