Banorët e Selacit ankohen për mungesë rruge – mbesin të bllokuar

Kosova

Banorët e Selacit ankohen për mungesë rruge – mbesin të bllokuar

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:14
Foto

Katër shtëpi banimi të fshatit Selac janë duke u ballafaquar me mungesë të infrastrukturës saktësisht në lagjen pranë rrugës ”Mursel Murseli”.

Banorët kanë pranuar se gjendja është vështirësuar edhe më shumë për shkak të shiut të pandërprerë të kohëve të fundit.

Sipas tyre kjo po e pamundëson qarkullimin në këtë zonë edhe për gjërat më elementare të tyre dhe si rezultat kjo gjendje ka lënë të bllokuar gjysmën e fshatit.

Ata thonë se ka thuajse katër vjet që askush nga institucionet nuk ka punuar në rregullimin e ndonjë rruge në këtë fshat.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat