Agim Bahtiri humb kontrollin: Bërtet dhe grushton tavolinën

Kosova

Agim Bahtiri humb kontrollin: Bërtet dhe grushton tavolinën

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:48
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka mundur ta ruaj qetësinë kur iu përmenden shkeljet e gjetura nga Auditori i Përgjithshëm sot gjatë seancë së Kuvendit Komunal.

Donjet Bislimi i PDK-së iu drejtua duke i thënë se s’ka më kredibilitet dhe se, siç tha ai, do t’i vinte turp nëse Auditori do të gjente aq shkelje.

E reagimi i Bahtirit ishte i papritur. Ai nisi të bërtas dhe ta godas tavolinën me grusht.

 

 

Nënkryetari dhe zyrtarët e komunës u munduan ta ndalin.

Ndryshe, Auditori ka hartuar raport për punën e Komunës së Agim Bahtirit ku u gjetën një mal me shkelje. Aty theksohet nënshkrimi i 6 kontratave që e kanë kaluar planifikimin buxhetor me miliona euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat