Akreditohen tri universitete publike në Kosovë

Kosova

Akreditohen tri universitete publike në Kosovë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:31
Ilustrim

Tri universitet e Kosovës të cilët nuk kanë pasur akredim, nga ky vit mund të hapen për studentët e rinj.

Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit po hapen pas një viti pa akreditim.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) sot vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që të u rikthehet akreditimi institucional për vitin akademik 2020/2021, tri universiteteve publike të cilave iu ishte tërhequr akreditimi vitin e kaluar.

Me këto vendime, këto tri universitete nga tetori mund të fillojnë regjistrimin e studentëve të rinj.

Akreditimi institucional të jetë për tri vite dhe kjo u aprovua nga ana e bordit të KShC-së në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët.

Vitin e kaluar, KShC ua kishte tërhequr akreditimin këtyre universiteteve, pasi që ekspertët kishin rekomanduar një gjë të tillë dhe këto universitete nuk kanë mundur të regjistrojnë studentë të ri gjatë vitit akademik 2019/2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat