Kjo ndodh veç në Kosovë: Fqinji në mërgim, kosovari ia vjedh ujin e pijshëm

Kosova

Kjo ndodh veç në Kosovë: Fqinji në mërgim, kosovari ia vjedh ujin e pijshëm

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:53
Foto Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka identifikuar një kyçje ilegale të një konsumatori.

KRU “Prishtina” përmes Facebook-ut ka identifikuar një konsumator të papërgjegjshëm i cili ia vjedh ujin e pijshëm një gruaje që jeton jashtë Kosovës.

“Në këtë fotografi e realizuar nga vendi i ngjarjes shihet qartë, se si një gruaje që jeton jashtë Republikës së Kosovës ia vjedh ujin e pijshëm një konsumatorë i papërgjegjshëm, në afërsi.
Konsumatori i papërgjegjshëm e largon gypin (13) dhe e vendosë te gypi ( 16 )”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat