​OBSH vendos Kosovën në listën e vendeve me përhapje të shpejtë të COVID-19

Kosova

​OBSH vendos Kosovën në listën e vendeve me përhapje të shpejtë të COVID-19

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 20:01
Ilustrim

OBSH paralajmëroi se për herë të parë në muajt e fundit në Evropë, pati një rritje të numrit të rasteve të infeksionit koronavirus në baza javore.

Në 11 vende, "transmetimi i përshpejtuar" ka shkaktuar një ngritje të konsiderueshme e cila, nëse lihet pa vëmendje, do të sjellë sistemet shëndetësore në Evropë përsëri në prag, tha drejtori i OBSH për Evropë, Hans Kluge, transmeton BBC.

Lista e OBSH përfshin Kosovën, Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kazakistanin, Kirgistanin, Maqedoninë Veriore, Moldavinë, Suedinë dhe Ukrainën.

Ambasadorët e BE po takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtëm të bllokut më 1 korrik. Një nga kriteret që vendet anëtare po shqyrtojnë është të lejojë udhëtimin vetëm për udhëtarët nga disa vende, midis të cilave vendet me një infeksion të lartë, përfshirë SHBA, Rusia dhe Brazili, nuk ka gjasa të gjenden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat