7 persona të stafit mjekësorë në Obiliq shërohen nga koronavirusi

Kosova

7 persona të stafit mjekësorë në Obiliq shërohen nga koronavirusi

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 10:57
Ilustrim

Nga rezultatet e testimeve të mbrëmshme, në Obiliq, kanë rezultuar shtatë raste të shëruara nga Covid-19, këto raste janë personeli shëndetësorë i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ju ka uruar shëndet të plotë dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për gjithë stafin e QKMF-së, për vullnetin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë kësajkohe me pandeminë Covid-19.

Postimi i plotë i tij:

”Në bazë të testimeve nga IKSHPK-ja, kemi shtatë raste të shëruara, këto raste janë personeli shëndetësorë i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Obiliqit, me këtë rast ju uroj shëndet të plotë dhe në të njëjtën kohë shprehi mirënjohjen time për gjithë stafin e QKMF-së, për vullnetin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe me pandeminë Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat