Temperaturat nesër mbi 30 gradë, rekomandohen masa mbrojtëse nga rrezet e diellit

Kosova

Temperaturat nesër mbi 30 gradë, rekomandohen masa mbrojtëse nga rrezet e diellit

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat do të jenë të dukshme kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të Lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj preferohet që në intervali kohor prej 10-17 mundësisht të jemi të kufizuar prej rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat