Istog, shërohen 12 të infektuar nga koronavirusi

Kosova

Istog, shërohen 12 të infektuar nga koronavirusi

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njostoi se sot u shënua një rast i ri me koronavirus në Istog. Por gjithashtu u bë e ditur se 12 persona nga kjo komunë të cilët ishin të infektuar, sot kanë rezultuar plotësisht të shëruar.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj.

Përmes një postimi në Facebook, Osmanaj këtë gjë e ka cilësuar si lajm të mirë.

“Një person pozitiv në sars-cov2 në Istog (PK)! Lajmi i mirë është që 12 persona nga Shushica janë të shëruar tashmë! Kujdes edhe tutje”, ka shkruar Osmanaj.

Gjatë ditës së sotme, u regjistruan edhe 96 raste të reja me Covid-19 në tërë territorin e Kosovës, ndërkaq 12 rastet e shëruara nga komuna e Istogut hynë në listën e 87 personave të kuruar brenda këtyre 24 orëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat