Anëtari i kryesisë së PDK-së në Malishevë reagon ashpër ndaj ‘njerëzve që fërkojnë duart për…’

Kosova

Anëtari i kryesisë së PDK-së në Malishevë reagon ashpër ndaj ‘njerëzve që fërkojnë duart për…’

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 10:00
Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Bekim Hoti, anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Malishevë, njëkohësisht kryetar i nëndegës së dytë në qytetin të Malishevës, përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër  pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit.

Madje Hoti ka hedhur akuza ndaj disa njerëzve brenda degës së PDK-së në Malishevë, për të cilët thotë se ‘fërkojnë duart për tu ngritur në poste partiake, pikërisht në emër të ndonjë aktakuze të mundshme nga Gjykata Speciale”.

Postimi i plotë:

Respektë të veqant për liderët tanë të luftës e të paqës, për presidentin Thaci dhe kryetarin Veseli.

E keqja është se mu në këtë foto ka njerëz që fërkojnë duart për tu ngritur në poste partiake, pikërisht në emër të ndonjë aktakuze të mundëshme nga gjykata speciale…!

Këto fjalë nuk jam duke i nxjerrë nga thash e thëmet, por nga ajo qka kam dëgjuar me vershët e mi dhe atë duke pirë çaj…!

Gjatë bisedës në fjalë, tema ishte “reformat në dëgën e PDK-së në Malishevë”

Më besoni se nuk u kam besuar as veshëve të mi që personi në fjalë po e thot një gjë të tillë, deri sa e ka perseritur edhe për herë të dytë, ku në atë moment edhe i kam ndërhyrë dhe i kam thënë “qysh bre XXX a në emër të gjykatës speciale ne u dashka të shppresojmë për reforma a”

Nëse është e nevojshme, një gjë të tillë e dëshmoj me fakte…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat