Prezantohet përfshirja e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme

Kosova

Prezantohet përfshirja e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 06:37
Ilustrim

Në kuadër të projektit "Iniciativa e Burrave të Rinj" organizata YMCA dhe SIT do të prezantojë rezultatet e hulumtimit të bërë në Ballkanin Perëndimor mbi përfshirjen e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme.

Ky aktivitet do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu’’ me vendosjen e platformave të cilat do të përmbajnë të dhënat e nxjerra në formë të grafikoneve.

Të dhënat e këtij hulumtimi janë mbledhur në periudhën maj-qershor 2019 dhe kanë marrë pjesë gjithsej 2500 të intervistuar, në mes të të cilëve kanë qenë të rinjë dhe të reja, prindër, mësimdhënës, profesionistë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të mediave dhe punëdhënës.

Pyetësori në pjesë të madhe ka përmbajtur pyetje për opinionin publik mbi edukimin e aftësive jetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat