Përveç pjesëtarëve të FSK-së, infektohet me COVID-19 edhe familjarë të personelit shëndetësor në Podujevë

Kosova

Përveç pjesëtarëve të FSK-së, infektohet me COVID-19 edhe familjarë të personelit shëndetësor në Podujevë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:20
Nexhmi Rudari

Numri i personave të infektuar me koronavirus është rritur dukshëm në javët e fundit. Në Komunën e Podujevës zyrtarisht janë 25 persona të infektuar me koronavirus.

Kryetari në detyrë, Nexhmi Rudari ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë shëruar katër persona nga koronavirusi.

“Mbarmë dolën edhe katër qytetarë nga Podujeva me COVID-19 pozitiv, por po ashtu është edhe lajmi i mirë tjetër që janë shpall përfundimisht katër persona të shëruar. Tani mbetët numri i rasteve aktive i njejt, pasi katër janë të ri, por janë katër të shëruar”, ka thënë Rudari.

Sipas Rudarit, rastet e reja janë familjarë të stafit mjekësor në QKUK.

“Ka edhe raste të kontakti, kryesisht mbrëmë që kanë dal janë familjarë të punëtorëve në QKUK dhe dy raste të veçuara”, ka thënë Rudari.

Rastet e reja me koronavirus në Podujevë jashtë shtuar në javët e fundit, pasi kishte mundur koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat