Komuna e Suharekës merr vendim të ri, hyn në fuqi nga 1 korriku

Kosova

Komuna e Suharekës merr vendim të ri, hyn në fuqi nga 1 korriku

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:30
Komuna e Suharekes

Komuna e Suharekës ka marrë vendim që nga 1 korriku të gjithë punëtorët e administratës së komunës obligohen t’i mbajnë maskat mbrojtëse.

Në një njoftim të kryetari të kësaj komune, Bali Muharremaj, thuhet se edhe qytetarët janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse, para se të hyjnë në institucionet publike.

“Nga data 01.07.2020 të gjithë punëtorët e administratës së Komunës së Suharekës, obligohen ti mbajnë maskat mbrojtëse. Po ashtu edhe qytetarët janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse, para se të hyjnë në institucionet publike. Mbajeni distancën dhe kujdesuni maksimalisht ti respektoni rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Muharremaj.

Deri sot në këtë komunë janë shënuar gjithsej 51 raste me koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat