Podujeva do të bëhet me Spital të Përgjithshëm

Kosova

Podujeva do të bëhet me Spital të Përgjithshëm

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:46
Armend Zemaj dhe Basri Sejdiu

Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Kontrata është nënshkruar sot nga drejtori i përgjithsnëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.

Parashihet që ShSKUK të hartoj projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij.

Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi.

Të pranishmit në këtë aktivitet e vlërsuan të dosmosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm nëdrtimin këtij spitalit në mënyrë që banorët e Podujevës të kenë qasje në shërbimet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat