​Podujeva do të bëhet me spital të përgjithshëm

Kosova

​Podujeva do të bëhet me spital të përgjithshëm

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:21
Ilustrim

Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Kontrata është nënshkruar sot nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu dhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.

Parashihet që ShSKUK të hartojë projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij.

Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi.

Të pranishmit në këtë aktivitet e vlerësuan të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm ndërtimin këtij spitali, në mënyrë që banorët e Podujevës të kenë qasje në shërbimet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat