Pa maskë: Plaku nga Podujeva nxirret jashtë komune, i thirret policia dhe ministri i vë maskën

Kosova

Pa maskë: Plaku nga Podujeva nxirret jashtë komune, i thirret policia dhe ministri i vë maskën

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një qytetari nga Podujeva i ka ndodhur një skenë mjaft e pakëndshme pasi është nxjerrë jashtë objektit të komunës për shkak të mungesës së maskës për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Atë te dera e përcolli vetë Drejtori për Administratë i kësaj komune, Gëzim Namani.

Po ashtu, për rastin u njoftua edhe Policia e Kosovës që erdhi dhe donte ta shoqëronte qytetarin për në stacionin policor.

Në vend të ngjarjes shihet edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili po qëndronte në një vizitë në Podujevë për ta nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një aneksi për spitalin e kësaj komune.

Zemaj i ka vendosur maskën vetë qytetarit.

“Hej, tash unë kom me shku në polici,” – i thotë qytetari pasi Zemaj largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat