Malishevë: Dezinfektohen Klinika Gëzimi dhe një shtëpi në Banjë

Kosova

Malishevë: Dezinfektohen Klinika Gëzimi dhe një shtëpi në Banjë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kompania “Zona Park”, zbatuese e projektit për dezinfektim, sot nënmbikqyrjen e përgjegjësit, Halit Mazreku, nga sektori i mbrojtjes për shpëtim si dhe të inspektorëve, nga inspektorati komunal i Malishevës, kryejnë dezinfektimin e Klinikës “Gëzimi” në qytetin e Malishevës si dhe kësaj klinike nga inspektorët qendror e lokal i pezullohet aktiviteti për kohë të pacaktuar, pasi një nga punëtorët mjekësorë ka dalë pozitiv.

Po ashtu u bë edhe dezinfektimi i një shtëpie në fshatin Banjë, pasi sipas IKSHPK-së dhe masave mbrojtëse nga COVID-19, që një ndër masat është edhe dezinfektimi i objektit të banimit pasi mbrëmë, ka ndërruar jetë personi, që kishte edhe sëmundje tjera, jo vetëm i prekur nga COVID-19.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat