Juniku e vetmja komunë pa asnjë të infektuar me koronavirus

Kosova

Juniku e vetmja komunë pa asnjë të infektuar me koronavirus

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:54
Harta

Komuna e Junikut nuk ka shënuar asnjë rast të infektuar me COVID-19, si masë preventive institucionet publike janë duke punuar me staf të reduktuar dhe qytetarët obligohen të bartin maskë gjatë marrjes së shërbimit.

Qytetarët e Junikut po vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe disciplinë në vazhdimësi që nga shfaqja e Pandemisë, duke u vetëizoluar në rast lëvizje apo kontakti me persona të vendeve që shënojn raste të të infektuarve me COVID-19, gjithashtu qytetarët e riatëdhesuar apo që kanë ardhur nga qytete tjera të prekura nga Virusi COVID-19 që nga data 13 Mars janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përcjellur nga stafi mjekësor për 14 ditë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ashtu siç po veprohet edhe tani kur kemi lirim të lëvizjes tokësore dhe rritje të fluksit të mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen. Rasti i konfirmuar pozitiv me COVID-19 i bashkëvendasit tanë një javë pasiqë është kthyer në Zvicër nga Kosova nuk duhet të merret si shqetësim, pasiqë familjarët e tij në Kosovë vullnetarisht kanë shprehur gadishmërin të vetëizolohen edhepse nuk shfaqin asnjë simptom dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Lusim qytetarët të tregojnë kujdes në respektimin e masave mbrojtëse, të vazhdojnë të tregojnë disciplinën e treguar gjatë tre muajve paraprak, pasiqë respektimi i masave mbrojtëse do i’u mbajë të shëndetshëm.

Respekto distancën
Kurse stigmatizimin, trego kujdesin
Repekto masat mbrojtëse, qëndro i shëndetshëm
Kujdes po, Panik jo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat