Tahiri dhe Halil Kastrati nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e 20 shtëpive

Kosova

Tahiri dhe Halil Kastrati nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e 20 shtëpive

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 17:03
Xhafer Tahiri dhe Halil Kastrati

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Vushtrrisë sot kanë nënshkruar një marrëveshje të re për ndërtimin edhe të 20 shtëpive të reja për familjes skamnore dhe të pastrehë.

Marrëveshja është nënshkruar sot zyrtarisht mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe Halil Kastrati nga “Jetimat e Ballkanit”.

Ndryshe vetëm vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë Bashkë me organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në Vushtrri kanë ndërtuar 28 shtëpi si dhe kanë blerë 4 banesa për familjet e pastreha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat