Ka përfunduar faza e parë e renovimit të hapësirave të Administratës komunale në pjesën e re

Kosova

Ka përfunduar faza e parë e renovimit të hapësirave të Administratës komunale në pjesën e re

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 19:37
Ka përfunduar faza e parë e renovimit të hapësirave të Administratës komunale në pjesën e re

Në kuadër reformimit të Administratës komunale për rritje të performancës së saj, është bërë renovimi i ambienteve të punës së Administratës komunale të pjesës së re, ku janë rregulluar dyshemetë e korridoreve dhe zyrave, është bërë rregullimi i nyjeve sanitare, ngjyrosja e mureve të të gjitha hapësirave, ndërrimi i sistemit të ndriçimit me poçe elektrike LED, furnizimi me inventar dhe pajisje të reja elektronike, vendosja e elementeve dekorative, monumentale e kulturore etj.

Të gjitha këto intervenime janë bërë me qëllim të përmirësimit të klimës së punës tek punëtorët e Administratës komunale, si dhe ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në punë, për të ofruar shërbime sa më cilësore qytetarëve tanë, si dhe për një reprezantim më cilësor të komunës sonë ndaj vizitorëve të shumtë.

Vlen të ceket që përveç përmirësimit të ambienteve të punës, rregullimit të nyjeve sanitare dhe digjitalizimit të Sallës së Kuvendit komunal, gjithashtu kemi bërë dhe ndryshimin e performancës së Sallës së konferencave, si një hapësirë reprezentative të komunës sonë, e cila frekuentohet nga delegacione të niveleve ndryshme.

Përveç investimeve në aspektin infrastrukturor, është intervenuar edhe në aspektin organizativ, ku janë sistemuar shërbimet kryesore sipas nivelit të hierarkisë, përgjegjësisë dhe angazhimit. Të gjitha këto, për një punë më efikase dhe efektive të komunës sonë.

Investimet pritet të vazhdojnë edhe në pjesën e vjetër të objektit të Administratës, me një intervenim më serioz, pasi kemi të bëjmë me probleme më të mëdha, sidomos në pjesën e katit të përdhesës, për të cilën gjatë këtij viti do të hartojmë projekt-dokumentacionin teknik të nevojshëm, për të vazhduar me investimet edhe në atë pjesë, duke rrumbullakësuar kështu sferën shumë të rëndësishme të reformimit të Administratës komunale dhe rritjes së performancës së komunës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat