Në Fushë Kosovë nga fillimi i pandemisë 53 të shëruar dhe 46 raste aktive me coronavirus

Kosova

Në Fushë Kosovë nga fillimi i pandemisë 53 të shëruar dhe 46 raste aktive me coronavirus

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Në Komunën e Fushë Kosovës sonte janë paraqitur edhe shtatë raste të reja.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli thotë se rastet e reja janë raste individuale dhe nuk lidhen me kontakte familjare.

“Nuk kemi informacione të detajuara nëse janë raste të kontakteve”, tha ai.

Topalli thotë se nga fillimi i pandemisë në Fushë Kosovë janë paraqitur 99 raste me coronavirus.

“Numri i rasteve aktive në Fushë Kosovë ka shkuar në 46 ndërsa 53 të shëruar”.

Topalli thotë se në Fushë Kosovë të gjitha rastet janë individuale dhe nuk ka të prekur nga institucionet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat